E zë korrenti kur po lahej në dush, vdes e reja në Cërrik

E zë korrenti kur po lahej në dush, vdes e reja në Cërrik

21:41, 19/08/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Cërrikut, ku një vajzë e re ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti gjatë kohës që po lahej në dush.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Policia e Cërrikut/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në lagjen nr. 1, në banesë, shtetasja I. M., 32 vjeçe, banuese në Cërrik, gjatë kohës që ka qenë duke u larë në dush, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco