EMRI/ 19-vjeçari bie nga kati i dytë i resortit, transportohet drejt Tiranës

EMRI/ 19-vjeçari bie nga kati i dytë i resortit, transportohet drejt Tiranës

15:45, 09/08/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Ksamil, ku një 19-vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime.

Sipas njoftimit të policisë, i riu është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve për SYRI-n i lënduar ka mbetur Anduel Hoxha. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, Stacioni i Policisë Livadhja është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës, shtetasi A. H., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në Ksamil. 19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr asistencë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco