Aksion heroik i Policisë së Gjirokastrës/ Procedojnë penalisht një 82-vjeçar se po ndërtonte pa leje

Aksion heroik i Policisë së Gjirokastrës/ Procedojnë penalisht një 82-vjeçar se po ndërtonte pa leje

15:43, 09/08/2023
A+ Aa A-

Një 82-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës pasi u kap në flagrancë duke kryer punime pa leje në fshatin Mashkullorë.

Materialat në ngarkim të të moshuarit u referuan në prokurori, ku u vendos të procedohej në gjendje të lirë në lidhje me ndërtimin pa leje.

Të ishte kaq e zellshme Policia e shtetit nuk do kishim kulla pa leje në mes të Tiranës, trafiqe e kontrabandë në të gjitha anët e vendit. E sigurisht as në Gjirokastër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 82 vjeç, banues në Mashkullorë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco