Arrestohet në Kakavijë tifozi kroat, pjesë e grupit që vranë tifozin grek

Arrestohet në Kakavijë tifozi kroat, pjesë e grupit që vranë tifozin grek

18:00, 08/08/2023
A+ Aa A-

Arrestohet në kufirin e Kakavijës një kroat që udhëtonte me autobus të linjave të Shqipërisë. 

Mësohet se 19-vjeçari dyshohet se është ndër huliganët që qëlluan për vdekje dje në Athinë 29-vjeçarin grek M.K., tifoz të AEK.

I riu është dërguar në policinë e Janinës për të verifikuar të dhënat si dhe kur ka hyrë në Greqi.

Sakaq 7 kroatë të tjerë janë arrestuar në kufirin e Evzones me Maqedoninë Veriore, teksa në automjetin e tyre janë gjetur armë të ftohta dhe sende tifozësh të Dinamo Zagreb.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco