Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, Rei Meta jep dëshminë e tij në polici Majtas,i arrestuarit Rei Meta - djathtas viktima.

Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, Rei Meta jep dëshminë e tij në polici

09:26, 08/08/2023
A+ Aa A-

Rreth 10 persona janë marrë në pyetje përgjatë 24 orëve nga Policia e Vlorës në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në orën 11:45 minuta në lagjen “Hajro Cakërri”.

Personat në fjalë kanë qenë kryesisht dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes të cilët kanë parë konfliktin, por edhe familjarë si të viktimës dhe të autorit.

Dëshmitarët në Polici kanë treguar rrjedhën e ngjarjes në fjalë, konfliktin si nisi dhe si u zhvillua, ndërsa familjarët kanë dëshmuar në lidhje me konfliktin për një apartament, nëse kanë pasur apo jo dijeni.

I pyetur në Polici fill pas arrestimit, Rei Meta në dëshmitë e tij të disatën herë mbajti një qëndrim të njëjtë duke treguar të njëjtin version të ngjarjes.

Sipas burimeve të Policisë, Meta ka thënë se nuk ka pasur motiv për ta vrarë dhe në qendrën e internetit janë takuar rastësisht sipas tij pasi të dy do të printonin disa dokumente.

Rei Meta kallëzoi gjithashtu se viktima, Armando Meshau, e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallëzuar.

Meta gjithashtu ka treguar se e ka goditur për vetëmbrojtje teksa pretendon se 55-vjeçari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën ose ndonjë orendi të Internet-kafesë në momentin kur është rrëzuar përtokë si rrjedhojë e grushteve. Sipas tij, vdekja e 55-vjeçarit pretendohet të jetë aksidentale.

Në anën tjetër burimet e Policisë së Vlorës konfirmojnë se Rei Meta fuste shpesh herë sekserë për pronat në Vlorë.

Sipas tyre ai mbante përgjegjësi në emër të së ëmës.

Meta kërkonte që për lejet e pronave që jepeshin apo për zgjidhjen e marrëveshjeve, të mbante dhe ai përfitime.

Në këtë rast është bërë një marrëveshje mes palëve për një pronë, për të cilën pas marrëveshjes, Armando Meshau (viktima) e ka gjetur dakortësinë me palën e tretë.

Meta pretendonte se viktima duhet t’i jepte një apartament pavarësisht se nuk ishte ai personi që zgjidhi konfliktin.

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë që janë sekuestruar dhe janë në dispozicion të Policisë do të japin një version të saktë të ngjarjes.

Në lidhje me pamjet filmike policia vijon të mbetet e rezervuar dhe nuk ka një version zyrtar për to apo për komplet ngjarjen në fjalë. Detaje të reja priten në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco