VIDEO/ U bë viral pasi e kapi prifti duke vjedhur, arrestohet hajduti në Elbasan

16:39, 07/08/2023
A+ Aa A-

Videoja virale që u regjistrua disa ditë më para kur një prift kapi një të ri duke vjedhur telefonin e ti jnë një objekt kulti ka vënë në lëvizje policinë.

Uniformat blu kanë vënë në pranga të një 36 vjeçar i dyshuar si autor i vjedhjes në objektin e kultit.

Njoftimi:

Elbasan

Identifikohet dhe vihet në pranga, menjëherë pas denoncimit të përfaqësuesit të një objekti kulti në qytet, 36-vjeçari i cili më parë, vodhi një send me vlerë, në këtë objekt kulti.

Ky shtetas u kap në flagrancë teksa po tentonte të vidhte në një magazinë, në fshatin Labinot.

Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë dhe të denoncuara nga qytetarët e dëmtuar, si dhe për nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas u kap në flagrancë teksa tentonte të vidhte në një magazinë, në fshatin Labinot.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. B. është gjithashtu autor i vjedhjes së një sendi me vlerë, në një objekt kulti, në qytetin e Elbasanit, vjedhje e dyshuar e kryer më datë 24.12.2022, por e denoncuar në Policinë e Elbasanit, më datë 04.08.2023, nga një përfaqësues i këtij objekti kulti.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco