'Drejtësi për Luljetën'/ Vajza e gra ndezin qirinj në vendin ku u gjet e vdekur e reja

'Drejtësi për Luljetën'/ Vajza e gra ndezin qirinj në vendin ku u gjet e vdekur e reja

20:54, 03/08/2023
A+ Aa A-

Qirinj dhe thirrje për drejtësi për Luljetën dhe të gjitha “Luljetat” e tjera që kanë humbur jetën ndër vite nga burra, partnerë, ish-partnerë dhe shfrytëzues të tyre.

Këtë mbrëmje, vajza dhe gra dhe aktivistë kanë ndezur qirinj poshtë Urës së Dajlanit, aty ku u shfrytëzua seksualisht Luljeta Preza për një kohë të gjatë dhe më pas u masakrua me thikë nga dy persona.

Luljeta Preza nga Sukthi, pjesë e komunitetit rom u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit, paraditen e djeshme rreth orës 10:35 me shenja thike në trup.

Nga hetimet rezultoi se rreth orës 01:00 të 2 gushtit, poshtë urës së Dajlanit, viktima është konfliktuar me Aldo Brahimin 22-vjeç dhe Ylli Grabovarin 45-vjeç për motive të dobëta. Më pas dy personat e kanë goditur me thikë dhe si pasojë ajo ka humbur jetën në vendin ku u gjet trupi.

Dyshohet se viktima kishte konsumuar kokainë, së bashku me tri vajzat e identifikuara si B. S. 28 vjeçe, M. M. 26-vjeçe dhe një e mitur 15 vjeç.

Sipas burimeve policore, viktima është abuzuar seksualisht dhe më pas është goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Nga hetimet e para rezulton se viktima bënte një jetë endacake dhe jo rrallëherë detyrohej të shiste trupin e saj për të fituar pak para e mbajtur veten gjallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco