VIDEO/ Skandali seksual: Dje u pyet Gjici, sot merret në pyetje Alma Kaçi

10:00, 28/07/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka thirrur për të marrë në pyetje Alma Kaçin, vajza që shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici në zyrën e tij.

Ndërkohë dje u mor në pyetje dhe vetë ish-kryebashkiaku, Safet Gjici. 

40-vjeçarja po hetohet në masë sigurie “arrest shtëpie”, masë e cila u caktua më 24 qershor 2023 për akuzën e korrupsionit aktiv.  Po në këtë datë u arrestua edhe Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit, i akuzuar për korrupsion pasiv.

Safet Gjici dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e kryetarit për tender e favorizime pasi kishin kryer marrëdhënie intime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco