EMRI/ Sherri për pronat në Pogradec, kush është 44-vjeçari që goditi me thikë vëllanë e tij

EMRI/ Sherri për pronat në Pogradec, kush është 44-vjeçari që goditi me thikë vëllanë e tij

08:13, 28/07/2023
A+ Aa A-

Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë nga vëllai i tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Pogradec, ndërsa mësohet se Denis Harizi, ka goditur me thikë të vëllanë.

Konflikti mes dy vëllezërve ka ndodhur për çështje pronësie.

I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Tushemisht, Pogradec, në banesë shtetasi D. H., 44 vjeç, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A. H., 50 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit.

Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. H.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco