Shtyhet për në shtator procesi për inceneratorin e Fierit, ja arsyeja

Shtyhet për në shtator procesi për inceneratorin e Fierit, ja arsyeja

11:21, 24/07/2023
A+ Aa A-

Procesi gjyqësor për inceneratorin e Fierit shtyhet për në shtator.

Seanca e radhës është caktuar më 6 shtator, pasi avokatët e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka nuk kishin gati konkluzionet.

Ata i kishin kërkuar gjykatës t’u viheshin në dispozicion disa fashikuj të tjerë pasi deri më tani janë njohur me 100 fashikuj. Më pas do të bëjnë konkluzionet e mbrojtjes.

Avokati i Klodian Zotos deklaroi se do ta bëjë mbrojtjen pasi të dëgjojnë avokatet e ish-ministrit Lefter Koka. Avokati i Regan Merdanit paraqiti sot dokumente që provojnë problemet shëndetësore të klientit të tij.

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën duke kërkuar 10 vite burg për ish-ministri e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Po ashtu, për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, është kërkuar dhe 7 vite burg. Prokuroria e Posaçme kërkon 12 vite burg për Klodian Zoton, ndërsa u kërkua 4 vite burg për Arben Dervishajn.

Të katër të akuzuarit përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar nëse shpallen fajtor.

Për Kokën, Bllakon, Abeshin, Muçën, Shaterij, Muratajn, Cenameri dhe Dervishaj edhe dënim plotësues, 5 vjet heqje e të drejtës për ushtrim funksionesh publike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco