Lezhë, identifikohen viktimat e aksidentit me 'Fiat' tek kryqëzimi i Kallmetit

Lezhë, identifikohen viktimat e aksidentit me 'Fiat' tek kryqëzimi i Kallmetit

08:27, 24/07/2023
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka arritur t'i identifikojë viktimat e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm tek kryqëzimi i Kallmetit, kur një "Fiat" me dy persona goditi nga pas një zetor dhe si rrjedhim, u vranë si shoferi edhe pasagjeri i Fiatit.

Policia dha një informacion parapraku ku thuhet:

"Rreth orës 5:00, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Kallmetit", shtetasi Prend Marku, banues në Tale, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip "Fiat", ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor i drejtuar nga shtetasi A. T. banues në Gocaj, Lezhë.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit "Fiat" shtetasi Prend Marku, 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi Martin Gjoka, 54 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco