Vrasja në Lezhë/ 'Toli' mori borxhin që u bë shkak për 'luftën' mes fiseve

Vrasja në Lezhë/ 'Toli' mori borxhin që u bë shkak për 'luftën' mes fiseve

20:12, 19/07/2023
A+ Aa A-

Nikolin Lekstakaj, 42 vjeç, sapo kishte dalë nga një market në Balldre të Lezhës, kur u qëllua për vdekje. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 të kësaj të mërkure. Viktima po dilte nga marketi me një pije freskuese në dorë, kur u ekzekutua nga persona ende të panjohur.

Dyshimet paraprake janë se vrasja e Lekstakajt, i cili e kishte ndryshuar mbiemrin në Marku në vitin 2013, vjen si pasojë e gjakmarrjes mes dy fiseve Lekstakaj e Nikulaj.

Por kush është viktima i kësaj të mërkure, i cili njihej edhe me nofkën “Toli”?

Një borxh prej 5 mijë lekësh, i marrë pikërisht nga “Toli” në vitin 1997 në një pikë karburanti, u bë shkak për një histori 26-vjeçare gjakmarrjeje mes palëve, me disa viktima.

I fundit që u ekzekutua pikërisht si pasojë e kësaj hasmërie ishte biznesmeni Ardian Nikulaj. Ai u vra në lokalin e tij në Shëngjin të Lezhës më 19 prill. Për këtë ngjarje, autoritetet thonë se porositës ishte Edmond Haxhia, nip i Lekstakajve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco