Aksident në Lezhë, dy automjete përplasen me murin, tre të plagosur

Aksident në Lezhë, dy automjete përplasen me murin, tre të plagosur

20:49, 18/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident rrugor është shënuar pak momente më parë në fshatin Tale në Lezhë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Ende nuk dihet shkaqet e aksidentit, por sipas banoreve ky aks rrugor është problematik. Marrë shkas nga ngjarjet e fundit në zonë, banorët kanë bërë kërkesë pranë komunës përkatëse, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihen dy automjete të cilat janë përplasur me një mur.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, sakaq po punohet për zbardhjen e rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco