SYRI TV/ Kaos në rrugët e Lezhës, eksperti: Infrastruktura po dëmton turizmin

14:27, 18/07/2023
A+ Aa A-

Kaos në rrugë dhe pakënaqësi të turistët ka shkaktuar trafiku në Lezhë. Mungesa e infrastrukturës ka sjellë edhe një situatë të rënduar në këtë qytete teksa jemi në kulmin e sezonit turistik. Sipas ekspertëve infrastruktura po dëmton turizmin, pasi një pushuesi i duhet 3 orë të shkojë nga Miloti në Shëngjin

SYRI TV

Piku i sezonit turistik në Lezhë ka shkaktuar kaos në rrugët e qytetit. Për të përshkuar 20 km rruge nga Miloti në Shëngjin, duhen rreth 3 orë. Dhe kjo është situata që përballon çdo sezon veror pushuesit që zgjedhin bregdetin e Lezhës për të kaluar pushimet verore.

Mungesa e infastruktures po e dëmton turizmin thotë ekpesrti Leornard Seferi, sipas të cilit nuk është aspak normale që në vitin 2023 të flasim për problematika të tilla. Rruget e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve, duke sjellë trafik të rënduar e shpesh here kaos total në lëvizje pohon eksperti i turizmit Leonard Seferi.

Sezoni turistik ka 5 fishuar numrin e automjeteve që lëvizin në rruget e Lezhës, ndaj dhe policia rrugore ju bën thirrje drejtuesve që të përdorin rruget dytësore për të shmangur sadopak trafikun e rënduar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco