SYRI TV/ Gjici-Kaçi përballen në gjykatë, apeli rrëzon kërkesat për masë më të butë

16:03, 14/07/2023
A+ Aa A-

Safet Gjici dhe Alma Kaçi përbëllen sërish në Gjykatë, ku kërkojnë masë më të butë sigurie. Togat e zeza të Apelit të Posaçëm rrëzuan kërkesat e tyre, duke lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, ndërsa Alma Kaçin në arrest shtëpie. I pari akuzohet për korrupsion pasiv ndërsa Kaçi për korrupsion aktiv, akuzë e ngritur nga SPAK pas video-skandalit seksual në zyrën e Bashkisë. Alma Kaçi u pyet nëse disponon materiale të ngjashme për zyrtarë të tjerë, por refuzoi të përgjigjej.

SYRI TV

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçi ballafaqohen për herë të dytë në Gjykatë, me kërkesa të njëjta, për heqje të masës së sigurisë. Togat e zeza të Apelit të Posaçëm rrëzuan kërkuesat e dy të pandehurve që akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv ndaj funksionarëve publik apo të të zgjedhurve vendor. Kështu, Safet Gjici do të vijë të qëndrojë në qeli, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie. Kjo e fundit mbërriti në Gjykatë e shoqëruar nga Policia e Durrësit, që ndjek zbatimin e urdhërit të Gjykatës, atë të arrestit në shtëpi. Ajo nuk iu përgjigj interesit të mediave, nëse disponon video të tjera apo materiale të ngjashme si ai që fundosi kryebashkiakun e Kukësit, më të cilin shfaqet në zyrën e Bashkisë duke kryer marrëdhënie intime.

Mbrojtja e KAçit pretendon se kërkesa e bërë nga kjo e fundit ndaj kryebashkiakut Gjici, pas kryerjes së marëdhënies intime në zyrën e shtetit, nuk ka të bëjë me veprën penale të korrupsionit aktiv pasi e gjitha ajo ka qënë inskenim. SPAK ndërkohë është duke kryer hetime rreth veprimeve apo mosveoprimeve të Safet Gjicit lidhur me ofertën e Alma Kaçit për të ngritur një qendër për qentë endacakë me paratë e taksapaguesve kuksianë. Gjithashtu hetime po kryhen edhe për arsyet pse u filmua takimi Gjici-Kaçi dhe mënyrën se si dolën pamjet në publik. Edhe Gjici mohon akuzën e SPAK me pretendimin se biseda e tij me Kaçin ka mbetur deklarative çështja, dhe se asnjë procedurë nuk është kryer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco