SYRI TV/ Valter Bami 'kyç' gojën për pistoletën, policia kontrolle për gjetjen e armës

15:21, 14/07/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ende nuk e ka dispozicion armën sportive nga e cila Valter Bami pretendon se i kanë mbetur gjurmët e barutit në dorën e tij të majte.  Bami është i dyshuari kryesor për atentatin ndaj Gentian Bejtjan, ku mbetën të plagosur dy fëmijët e tij të mitur 10 dhe 13 vjeç dhe i vrarë kunati i tij Ramazan Sino.

SYRI TV

Policia e Shtetit ka ushtruar disa herë kontrolle në banesën e Valter Bamit, të vetmit të arrestuar për masakrën në FUshkë Krujë, por ende nuk ka mundur të gjejë armën sportive të cilën Bami e posedon dhe ka pretenduar se e ka me leje. Sipas Bamit në duart e tij janë gjetur gjumë të mbetura nga qitja me këtë pistoletë. Syri TV ka mësuar se bami është pyetur nga efektivët e policisë gjyqësore lidhur me vendodhjen e armës por nuk është treguar bashkëpunues dhe ka kyçyr gojën duke mos dhënë asnjë informacion ndihmues për grupin hetimor. Teksa është kërkuar dhe bashkëpunimi I avokatit mbrotjës nga grupi hetimor. Përpos pretendimeve të Valter Bamit por dhe avokatit grupi hetimor thotë se nuk ka një lejë të posaçme për armën, por nga hetimet rezulton se në periudhën që Bami ka blerë armën ajo mund të merrej pa një leje të posaçme. Teksa hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar më datën 4 korrik arma e Bamit është çelës kyc sa I përket ngjarjes, ajo do të dërgohet në laborator aty ku do të kryhen ekzaminimet për të verifikuar nëse gjurmët e barutit të konstatuara në kyçine  dorës së majtë të Valter Bamit janë të kësaj arme . Ky i fundit është arrestuar për masakrën e Fushë Krujës e regjistruar më datën 4 korrik në Larushk në banesën e Gentian Bejtjes, ku humbi jetën kunati i tij Ramazan Sino dhe mbetën të plagosur 2 djemtë e Bejtes 10 dhe 13 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco