EMRI/ Aksidentohet kur po kthehej nga puna, thyen këmbët 50 vjeçari, niset drejt Tiranës

EMRI/ Aksidentohet kur po kthehej nga puna, thyen këmbët 50 vjeçari, niset drejt Tiranës

13:56, 14/07/2023
A+ Aa A-

Shtetasi Gazmend Caushaj, 50 vjeç, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, 50 vjeçari ka thyer të dyja këmbët dhe është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit shtetasi G. C., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë orëve të para të datës 14.07.2023, ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Pas mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco