NDODH EDHE KJO/ Po përgatiste letrat e martesës, grekja zbulon se ishte e martuar me një shqiptar pa dijeninë e saj

NDODH EDHE KJO/ Po përgatiste letrat e martesës, grekja zbulon se ishte e martuar me një shqiptar pa dijeninë e saj

11:43, 11/07/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku protagonistë janë një shqiptar dhe një 31-vjeçare greke.

Sipas mediave vendase, teksa e reja nga Selaniku po përgatiste dokumentet që i duheshin për dasmën e saj, mësoi se ishte e martuar me një burrë që nuk e njeh.

Sipas dokumenteve, thuhej se 31-vjeçarja bashkëjetonte me një shtetas shqiptar, por në fakt ajo këtë person nuk e njihte dhe po ashtu adresa e saj e banimit ishte shumë larg asaj që thuhej në dokumente. Sipas avokatit të saj, 31-vjeçarja ishte viktimë e një mashtrimi, ku mashtruesit kanë përdorur identitetin e saj të vjedhur. 

Këtë e kanë arrtitur, pasi pasditen e datës 16 shkurt 2023, banesa e çiftit është grabitur nga disa hajdutë, të cilët kanë vjedhur disa sende dhe mes tyre dy kuleta, ku njëra prej tyre kishte kartën e identifikimit të 31-vjeçares.

Nga kjo ka përfituar shqiptari, i cili përmes celebrimit, ka arritur të përfitojë dokumente dhe lejeqëndrim në shtetin ngrek.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco