‘Fshehu pasurinë’/ Jepet vendimi për ish-kryetarin e Kushtetueses, Bashkim Dedja

‘Fshehu pasurinë’/ Jepet vendimi për ish-kryetarin e Kushtetueses, Bashkim Dedja

16:48, 26/06/2023
A+ Aa A-

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedjen është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë.”

Dedja u dënua me dënua me 6 muaj burg,  por përfundimisht do të qëndrojë në 1 vit shërbim prove.

Sipas SPAK, Dedja nuk justifikon në burime të ligjshme dy apartamente dhe një garazh. Ish-kryetari i Kushtetueses u shkarkua nga detyra nga Shkalla e Dyte e vettingut.

Në tetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi të kthejë në duart e SPAK dosjen penale në ngarkim të Dedjes. Gjykata vlerësoi në atë kohë se hetimi nuk ishte i plotë, se duhet të kryhej një akt i ri ekspertimi dhe për pyetjen e disa personave. Po sipas gjykatës, disa nga aktet ishin bërë të papërdorshme.

Vitin e shkuar SPAK mori nën hetim 10 ish-anëtarë të Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë të shkarkuar nga vetingu, që dyshohet se kanë pasuri të pajustifikuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco