FOTO/ EMRI/ Trafikoi 100 kg kokainë nga Ekuadori, ja 39-vjeçari i arrestuar

FOTO/ EMRI/ Trafikoi 100 kg kokainë nga Ekuadori, ja 39-vjeçari i arrestuar

12:54, 17/06/2023
A+ Aa A-

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga pas një operacioni policor të kryer në bashkëpunim me policinë italiane.  

Bëhet e ditur se 39-vjeçari, pjesëtar i një organizate kriminale me aktivitet trafikimin e lëndëve narkotike, është arrestuar në Shëngjin me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ardian Sufaj kërkohej nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”.

Gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, Sufaj, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali.

Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga persona të paidentifikuar dhe A. S. me bashkëpunëtorët e tij në Itali kanë marrë peng një qytetar me qëllim që të merrnin prej tij informacion për vjedhjen e kokainës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco