I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pengmarrje, kapet në Shëngjin 39-vjeçari

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pengmarrje, kapet në Shëngjin 39-vjeçari

12:11, 17/06/2023
A+ Aa A-

Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike dhe për pengmarrje është kapur në Shëngjin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në kuadër të operacionit nga Fast Albania dhe DVP Lezhë, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri, është bërë i mundur lokalizimi i shqiptarit në Shëngjin.

I arrestuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane, me vendimin e datës 18.05.2023, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ndërkaq sipas policisë gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali.
Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga shtetas të paidentifikuar dhe 39 vjeçari me bashkëpunëtorët e tij në Itali kanë marrë peng një shtetas, në kërcënimin e armës, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco