Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Aksidenti fatal në Tiranë: I vogli ndodhej në lokalin e babait, kur makina goditi murin bashkë me të

Aksidenti fatal në Tiranë: I vogli ndodhej në lokalin e babait, kur makina goditi murin bashkë me të

21:24, 03/06/2023
A+ Aa A-

Mësohen të tjera detaje rreth aksidentit me vdekje në zonën e Bërxullës në Tiranë, ku një fëmijë rreth 7 vjeç humbi jetën nga përplasja e dy mjeteve.

Sipas informacioneve, njëri nga mjetet pasi u përplas me makinën tjetër, përfundoi në fasadën e një lokali buzë rrugës. Pikërisht brenda këtij lokali, në pjesën e xhamave, aty  ku përfundoi dhe një nga mjetet, qëndronte fëmija.

Sipas Klan TV, lokali është në pronësi të babait të fëmijës. Si pasojë e përplasjes, i mituri humbi jetën në vend.

Ndërkohë, policia është duke hetuar shkaqet e përplasjes mes dy automjeteve. Paraprakisht dyshohet që shkak të ketë qenë shpejtësia e lartë ose parakalimi i gabuar. Shoferët e dy mjeteve nuk kanë pësuar lëndime. Ata u pyetën nga policia për dinamikën e aksidentit. 

Policia njoftoi paraprakisht se "më datë 3.06.2023, rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën "Shkëndija", janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco