VIDEO/ Sherr me grushta në Tiranë, policia: U zunë se gërvishtën makinat, i kemi...

VIDEO/ Sherr me grushta në Tiranë, policia: U zunë se gërvishtën makinat, i kemi...

22:21, 09/04/2023
A+ Aa A-

Pas një video të postuar në rrjet nga JOQ ku disa persona janë duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, afër Zogut të Zi, ka reaguar edhe policia. 

"Ditën e sotme, rreth orës 18:45, afër rrethrrotullimit të Zogut të Zi, shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Dibër, dhe M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, kanë gërvishur automjetin që drejtonte shtetasi E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë. Pasi janë gërvishur dy mjetet, kanë dalë të dy palët duke u konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Si pasojë e goditjeve kanë marrë dëmtime të lehta." - njofton policia. 

Të dy palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco