Aksident me vdekje në Fier

Aksident me vdekje në Fier

20:58, 06/04/2023
A+ Aa A-

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek ‘Kthesa e Patosit’ dhe viktimë ka mbetur një person që udhëtonte me biçikletë, ende i paidentifikuar.

Ndërkaq, shoferi është shoqëruar nga policia.

Policia e Fierit/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Patosit’, automjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco