Aksident i rëndë në Bulqizë, furgoni me nxënës të shkollës del nga rruga, 5 në spital

Aksident i rëndë në Bulqizë, furgoni me nxënës të shkollës del nga rruga, 5 në spital

15:49, 06/04/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Bulqizë.

Një furgon që transportonte nxënësit e shkollës profesionale të Bulqizës drejt minierave ka dalë nga rruga.

Nxënësit e degës Gjeologji Miniera shkojnë çdo ditë për të kryer praktikën në galeritë e kromit.

Nga informacionet e marra, 5 gjimnazistë janë dërguar në spital.

Burime nga spitali bëjnë me dije se të 5 nxënësit po marrin ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Bulqizë/ Informacion paraprak 

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave, shtetasi Xh. S., duke drejtuar automjetin (furgon), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. S., si dhe shtetasit E. P., A. C., Xh. P., E. D. dhe B. V. (pasagjerë në këtë furgon). 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco