SYRI TV/ Tritoli në makinë, zbardhet dëshmia e Aldi Mustafës: S’kam konflikte, policia të zbardhë ngjarjen

14:39, 04/04/2023
A+ Aa A-

Tetë persona janë pyetur nga policia e Durrësit për atentatin ndaj Aldi Mustafës, që ndodhi një ditë më parë në Shijak. Deri më tani policia nuk ka arrestuar njeri të dyshuar, ndërsa vetë Mustafa në dëshminë e tij ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.

SYRI TV

Një ditë pasi automjeti i tij shpërtheu në ecje, Aldi Mustafa, që shpëtoi pa lëndime, ka dhënë deklarime në polici në lidhje me ngjarjen. Mustafa është shprehur se nuk ka konflikte me njeri, ndërsa deklaron se policia duhet të zbardh ngjarjen. Ai pretendon se automjeti ka qenë i parkuar para banesës gjithë natën, ndërsa nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me vendosjen e eksplozivit.

 “Makinën e kam lënë të parkuar para shtëpisë gjithë natën. Nuk ka qenë makina në servis. Kur e mora makinën në drekë shpërtheu. Nuk e si kush e ka vënë lëndën plasëse. Media me ka ngatërruar keq me akuzat që më thonë. Është faji i gazetarëve që me veshin me ngjarje që nuk kam lidhje. Nuk kam konflikte. Gjejeni ju si polici kush e ka vendosur eksplozivin.

Për ngjarjen policia shoqëroi dhe mori në pyetje 8 persona, por asnjë prej tyre nuk është ndaluar deri më tani. Burime nga policia bëjnë me dijes e 37-vjeçari ka qenë i përfshirë në një plagosje në vitin 2001 në zonën e plazhit. Ndërkohë, para një viti Mustafa u ndalua nga policia me 3 armë zjarri, të për të cilat është gjykuar dhe dënuar. Grupi hetimor po heton disa pista për eksplozivin ndaj makinës së Aldi Mustafës. Lënda plasëse e vendosur në gomën e pasme, dyshohet se ishte e montuar me telekomandë dhe të ketë qenë e kontrolluar. Po nuk përjashtohet pista që shpërthimi të ketë ndodhur edhe nga një mesazh apo telefonatë e pavullnetshme. Paraprakisht, dyshohet se autorët, apo porositësit, kanë patur për objektiv dhënie mesazhi, dhe jo të shkaktonin viktima. Gjithashtu, ka dyshime se shenjestra ka qenë në vëzhgim prej tyre, ku kanë pritur një zonë ku për momentin nuk kishte lëvizje, ndërsa makina e Mustafës po ecte me shpejtësi minimale.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco