EMRI - Dyshimet e policisë/ Digjet makina e ish-kandidatit për deputet në Shkodër

EMRI - Dyshimet e policisë/ Digjet makina e ish-kandidatit për deputet në Shkodër

11:37, 22/02/2023
A+ Aa A-

Makina e pedagogut dhe pronarit të medias, Gasper Kokaj, është djegur gjatë orëve të natës në qytetin e Shkodrës.

Sipas gazetares Bleona Sari, djegia ka qenë e qëllimshme, teksa në pamjet e kamerave të sigurisë dallohet një person i cili afrohet pranë mjetit fouristradë dhe i vë flakën në pjesën e përparme.

Policia po punon për identifikimin dhe lokalizimin e autorëve. Pronari Kokaj u ka thënë hetuesve se nuk ka konflikte dhe se nuk ka dyshime për asnjë person.

“Gjatë natës është djegur pjesërisht automjeti tip “Land Rover”, i cili ka qenë i parkuar në rrugën “Vaso Kadia”.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjeti është në pronësi të TV Rozafa.

Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia e Shkodrës.

Kujtojmë se pedagogu i njohur ka qenë kandidat për deputetet në zgjedhjet e përgjithashme të vitit 2013 në radhët e Partisë Republikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco