Aksident tragjik në Elbasan, adoleshenti pa patentë përplas për vdekje qytetarin me biçikletë

Aksident tragjik në Elbasan, adoleshenti pa patentë përplas për vdekje qytetarin me biçikletë

20:40, 13/12/2022
A+ Aa A-

Një aksident tragjik është shënuar këtë mbrëmje në Pajovë të Elbasanit. Një qytetar është përplasur nga një automjet, teksa ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Fatkeqësisht, qytetari me biçikletë, B.K, 73 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje. 

Ai është përplasur nga një 17-vjeçar i cili drejtonte makinën pa patentë. 

Policia bën të ditur se ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, të miturin J.Gj. 

Njoftimi i Policisë

Elbasan/ Informacion paraprak 

Më datë 13.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, shtetasi J. Gj., 17 vjeç, banues në fshatin Pajovë, duke drejtuar  pa leje drejtimi  automjetin tip "Benz", ka aksidentuar, biçiklistin, shtetasin B. K., 73 vjeç, banues në fshatin Çengelaj,Peqin, i cili për  pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco