SPAK: U kap 430 kg kokainë me vlerë 40 mln euro, erdhi nga Kolumbia

SPAK: U kap 430 kg kokainë me vlerë 40 mln euro, erdhi nga Kolumbia

11:08, 25/11/2022
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme doli në një konferencë për shtyp në lidhje me operacionin e djeshëm për kapjen e një sasie të madhe kokaine.

SPAK bëri të ditur se janë kapur 20 paleta me 24 tonë pleh kimik artificial. Brenda saj, dyshohet se janë 430 kilogramë kokainë, me vlerë shitje prej 40 milionë euro.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 15,910 euro, 3 kallashnikovë, 3 pistoleta, 108 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 18 telefona, 5 automjete, 2 lap-topë dhe 2 armë gjahu.

Hetimi nisi pas informacioneve se një ngarkesë e dyshimtë me pleh organik artificial e cila ishte ngarkuar në një kontejner, do të transportohej me anije nga Kolumbia përmes portit të Pireut në Greqi me destinacion portin Bar të Malit të Zi dhe do t’i dorëzohej një shtetasi nga Shqipëria.

Ndërkohë gjykata ka nisur hetimet për 11 persona dhe kontrollin e  14 ambienteve në qytetet të ndryshme të Shqipërisë në Tiranë, Lushnje dhe Fier. Sipas SPAK, 10 persona janë arrestuar.

“Sipas informacioneve paraprake, ekzistonin të dhëna që në muajin maj 2022, në portin e Kolumbisë ishte ngarkuar një sasi me pleh organik artificial në një kontejner, me destinacion Pireun e Greqisë, tranzit për në portin e Barit, në Mal të Zi me porositës një shtetas shqiptar të Shqipërisë. Në kuadër të kërkesës për ndihmë nga Mali i Zi, është aplikuar metoda e posaçme e dorëzimit të kontrolluar dhe nga momenti që është regjistruar procedimi penal e në vijim, kanë vijuar të gjitha veprimet proceduriale nën mbikëqyrjen e GJKKO.

Nga verifikimi që kanë bërë autoritetet shqiptare, rezulton që porositësi i mallit, ishte një shtetas shqiptar i cili në fillim të vitit 2022, kishte hapur një aktivitet në Shqipëri, ndër të cilat ishte importi i plehrave kimike dhe mallrave të tjera. Pasi sasia me pleh është dërguar në territorin shqiptar në muajin shtator 2022, kanë vijuar sërish veprimet e zhdoganimit, veprimet ë transportit, zhvendosjes së ngarkesës në disa qytete dhe vende të ndryshme në Shqipëri, deri ditën e djeshme që është bërë kontrolli dhe sekuestrimi i kësaj sasie në territorin e Frakullës së Madhe në qytetin e Fierit”, tha prokurori i SPAK, Adnan Xholi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco