EMRAT/ Sera me kanabis në Berat, Rrumbullaku shkarkon drejtorin e Policisë! Përjashtohen edhe 7 punonjës

EMRAT/ Sera me kanabis në Berat, Rrumbullaku shkarkon drejtorin e Policisë! Përjashtohen edhe 7 punonjës

15:30, 22/11/2022
A+ Aa A-

Shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Beratit, Edmond Tarkaj pas zbulimit të serës me kanabis në fshatin Rërëz në një operacion të finalizuar rreth dy javë më parë.

Policia e Shtetit njofton se atij i është ulur edhe grada për 6 muaj teksa është transferuar në Akademinë e Sigurisë.

Vendin e Tarkajt do e zërë Kastriot Skënderaj i cili pritet të marrë detyrën e Drejtorit të Policisë së Beratit.

Për mosevidentimin e serave me kanabis në Berat, policia gjithashtu vendosi edhe përjashtimin nga rradhët e saj të 7 shefave në kiomisariatin e Beratit si dhe në stacionin e policisë në Dimal.

Drejtori i Përgjithshëm ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit, të 7 punonjësve të Policisë, konkretisht: 

1. Kryekomisar Baki Musaku, me detyrë Shef Sektori për Krimet, në DVP Berat; 

2. Kryekomisar Sokol Lazaj, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Berat; 

3. Komisar Ardit Hasanbegaj, me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat; 

4. Nënkomisar Artan Musaj, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dimal;

5. Nënkomisar Miço Rakazija, me detyrë Specialist për Krimet, në Stacionin e Policisë Dimal;

6. Inspektor Vladimir Toska, me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal;

7. Inspektor Gazmend Sulaj, me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal.

-Është vendosur ulja në gradë, për një periudhë 6-mujore, për zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Drejtues Shkëlqim Xhezairaj. 

-Është vendosur dhënia e masave disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, për 8 punonjës policie. 

-Është vendosur shtyrja e afatit të gradimit, me 2 vjet, për 2 punonjës të tjerë policie. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco