Merr flakë në ecje makina në Memaliaj, shpëton shoferi

Merr flakë në ecje makina në Memaliaj, shpëton shoferi

15:22, 22/11/2022
A+ Aa A-

Zjarri u shua falë nderhyrjes së shpejtë e forcave zjarrfikëse të Memaliajt.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit në mjet, ndërsa fatmirësisht shoferi ka dalë në kohë nga Fordi.

Tepelenë/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Krahës-Memaliaj, në afërsi të fshatit Iliras, ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi N. B., banues në Memaliaj.

Nuk ka dëme në njerëz. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco