VIDEO-SYRI TV/ Reshjet përmbytin hyrjen e pallatit në Durrës, banorët fajësojnë institucionet për përmbytjen

11:08, 22/11/2022
A+ Aa A-

Banorët e zonës së ish-kënetës, protestuan mëngjesin e kësaj të marte për shkak të përmbytjeve nga reshjet e shiut. Ata shprehen se uji ka vërshuar nëpër banesa.

Nga SYRI TV

Ujërat e shiut janë përzier me ujërat e zeza, duke krijuar rrezik infeksionesh në zonë. Për banorët, problem nuk janë reshjet e shiut, por investimet jo cilësore në zonë.

Ata thonë se kanali kullues nuk është ndërtuar, ndërsa disa kanalizime janë bllokuar për shkak të ndërtimeve që po kryhen në zonë.

Banorët shprehen se kanalizimet aktuale nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të tërhequr ujin.

Komuniteti në këtë zonë është përmbytur disa herë, ndërsa strukturat shtetërore nuk i kanë përfillur kërkesat e banorëve, të cilët kanë kërkuar më herët marrjen e masave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco