Vrau gruan në Itali, autori kërkon falje në rrjetet sociale/ Mediat italiane: Avni Meçja ndodhet në Shqipëri

Vrau gruan në Itali, autori kërkon falje në rrjetet sociale/ Mediat italiane: Avni Meçja ndodhet në Shqipëri

18:52, 24/10/2022
A+ Aa A-

Mediat italiane kanë zbardhur të tjera detaje lidhur me atë që dyshohet të jetë një krim pasioni, ku shqiptari Avni Meçja ka vrarë gruan e tij rumune dhe më pas është zhdukur.

Në një media italiane thuhet se shqiptari ka shkruar mesazhe në rrjetet sociale duke kërkuar falje pas krimit. Ndërkohë që duke iu referuar dëshmive të fqinjëve, mediat vendase thonë se ka pasur disa zënka mes shqiptarit dhe gruas së tij e cila punonte si banakiere në një lokal.

Krimi që ndodhi në një apartament në katin e pestë të pallatit në numrin 42 në Viale Trieste në Bolzano, është ende i mbuluar me mister. Trupi i pajetë i Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeç, lindur në Rumani, u gjet në banesë, e mbështjellë me një batanije.

Autori i krimit dyshohet të jetë bashkëshorti i saj, Avni Meçje, shqiptar, 49-vjeçar punëtor ndërtimi, për të cilin deri më tani nuk ka asnjë gjurmë.

“Ai mund të jetë tashmë në Shqipëri pasi celulari i Aleksandrës, i gjurmuar, duket se ndodhet tashmë në këtë vend”, shkruajnë mediat italiane.

Burri gjatë një telefonate me të afërmit që jetonin në zonën e Veronës pas krimit u ka thënë se duhej të ikte sepse ishte në kërkim. Ai do të largohej nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij.

Çifti kishte jetuar së fundmi në Bolzano, ishte i martuar që më 9 gusht 2020 dhe më parë kishte jetuar në Verona.

Sipas mediave italiane, shqiptari menaxhonte dy profile sociale në Facebook.

Image

“Në profilin e parë, ai personal i Avniut bie në sy vetëm prania e miqësive femërore, ndërsa në atë të ndarë me bashkëshorten e tij Aleksandrën të vetmet foto të dukshme janë të pak ditëve më parë ku duken bashkë, por ku vështrimi i saj bën të mos duket se është e lumtur. Ndoshta shenjat e një krize. Sipas disa fqinjëve, çifti kohët e fundit ishte dëgjuar shpesh duke u grindur”, shkruajnë mediat italiane.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco