Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 4 raste të reja me koronavirus nga 140 testime të kryera. Fatmirësisht gjatë këtyre 24 orëve nuk shënuar asnjë viktimë nga COVID.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalin COVID po marrin trajtim mjekësor 3 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 10 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 242 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 2 qytetarë në Tiranë dhe 2 në Vlorë.
Statistika ( 24 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 4
Të shëruar në 24 orë 10
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 140
Testime totale 1,993,825
Raste pozitive 331,630
Raste të shëruara 327,796
Raste Aktive 242
Humbje jete 3,592
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 174
Fier 23
Vlorë 11
Berat 12
Gjirokastër 6
Durrës 4
Shkodër 6
Elbasan 5
Lezhë 1
© SYRI.net