Rrëmbehet një vajze shqiptare 14-vjeçare nga ishulli Kos në Greqi

Rrëmbehet një vajze shqiptare 14-vjeçare nga ishulli Kos në Greqi

12:35, 14/09/2022
A+ Aa A-

Bashkatdhetari i saj 20-vjeçar ka njoftuar të atin se e mitura është me të pa specifikuar se ku!

Greqi - Një hetim nga policia greke, Departamenti i Sigurisë së Kosm është në proces të plotë për kapjen e një shtetaseje shqiptare 14-vjeçare e cila u zhduk nga shtëpia e saj më 9 shtator 2022 dhe tashmë dyshohet se është “rrëmbyer” nga një bashkatdhetar dhe ka udhëtuar me të në Athinë!

Më datë 11.09.2022, rreth orës 02:35 minuta, në Departamentin e Sigurimit të Kos është denoncuar zhdukja e vajzës së saj 14-vjeçare nga një shtetase shqiptare 47-vjeçare.

Në mënyrë të veçantë ajo ka deklaruar se vajzën e saj e ka parë për herë të fundit të premten, më 9 shtator 2022, rreth orës 7:00 kur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në punë.

Në orën 8:30 e ka kontaktuar në celularin e saj dhe i ka thënë se do të shkonte në det me miqtë e saj.

E telefonoi sërish në orën 15:30 në celularin e një shoqeje me të cilën e dinte se po shoqërohej dhe i tha të kthehej në shtëpi. Që atëherë  nuk ka mundur të kontaktojë më me të.

Por, pasditen e datës 11.09.2022, një burrë shqiptar 49-vjeçar ka shkuar në Departamentin e Sigurisë në Kos dhe ka deklaruar se djali i tij 20 vjeç ndodhet me vajzën 14-vjeçare në një vend të panjohur.

Në veçanti, ai ka bërë me dije se më 10 shtator 2022, djali i tij i ka thënë se është me vajzën e mitur, se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk dëshiron të shkojë në shtëpinë e saj. Që atëherë  nuk ka kontaktuar me të.

Nga hetimet rezultoi se 20-vjeçari është nisur në orën 19:50 të datës 9 shtator 2022 nga ishulli Kos për në Pire ku ka mbërritur në orën 9:40 të datës 10 shtator 2022 me anijen “Ariadni”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco