SPAK kërkoi 1 vit burg për anëtaren e KPK, avokati acarohet me median

SPAK kërkoi 1 vit burg për anëtaren e KPK, avokati acarohet me median

13:24, 12/09/2022
A+ Aa A-

SPAK kërkon 1 vit burg me gjykim të shkurtuar, e konvertuar me shërbim prove 2 vite për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja.

SPAK kërkon që Çiftja të shpallet fajtore për akuzat e refuzimit për deklarim dhe fshehje dhe falsifikim dokumentash në formen e përdorimit. Çiftja akuzohet se falsifikoi 2 kontrata, duke mashtruar një bankë dhe ILDKPI me deklarata të rreme pasurie.

Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e  marrjes së një kredie.

Megjithëse prej disa muajsh në hetim, Etleda Çiftja vijon detyrën në KPK, duke dhënë vendime për gjyqtarë dhe prokurorë që dalin në veting.

Ndërkohë avokati i saj, u shfaq i acaruar me median. Në një prononcim përpara gazetarëve, ai tha se ata duhej të ishin në seancë për të ndjekur qëndrimet e tij.

“Juve duhet të kishit durimin, që të paktën njëri nga gazetarët të dëgjonte qëndrimin tim. Unë kam folur një orë përpara gjykatës. Gjykata është tërhequr për vendimin. Vendimi do merret më datë 16,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti12/09/2022 15:50

O zonja Çifte je me fat, se veprohet në një vend të molepsur nga korrupsioni, ndryshe në Kinë do haje një plumb të vetëm, teke plumb. Administratorit kinez që prodhonte pastë dhëmbësh , por me pastën u helmuan disa fëmijë në Argjentinë dhe Brazil i dhanë një teke plumb. I bënë një favor, e ekzekutuan në market dhe e lejuan të vishej me kostum dhe kollare!!

Lapraksi12/09/2022 14:30

Kokra e Kurves eshte.

Shto koment

Denonco