Emigrantët kthehen për pushime në Kosovë, Policia i paralajmëron: Mos shtini me armë në ahengje

Emigrantët kthehen për pushime në Kosovë, Policia i paralajmëron: Mos shtini me armë në ahengje

08:50, 05/07/2022
A+ Aa A-

Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së sigurisë në bashkësi ka filluar fushatën senzibilizuese “ Të kujdesemi për sigurinë”. Fushata realizohet përmes shpërndarjes së materialit promovues – fletushkave, botimi i të cilave është mundësuar nga programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim në Kosovë UNDP.

Fletushkat vijnë me mesazhe në parandalimin e dukurive negative në shoqëri që ndërlidhen më tepër me sezonën verore.

Fushata senzibilizuese ka filluar me shpërndarjen e fletushkave në pikat e kalimit kufitar të Repulikës së Kosovës, ku këto fletushka u janë shpërndarë personave të cilët vijnë nga diaspora por edhe qytetarëve të tjerë.

Materiali promovues përmban këshilla për ndërmarrjen e masave nga Policia për kundërvajtësit:

Parandalimin e të shtënave me armë në ahengje e dasma;

Parandalimi i vjedhjeve dhe dëmtimi i pronës sidomos me ardhjen e bashkatdhetarëve;

Parandalimi i shkaktimit të zjarreve në fusha dhe pyje.

Fushata senzibilizuese do të vazhdojë edhe gjatë muajve të verës ku Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarët policorë do të kujdesen për parandalimin e gjujatjes me armë në ahengje dhe dasma dhe dukurive tjera negative që mund të cenojnë rendin dhe sigurinë e përgjithshme .
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco