Njihej si ‘anglezi’, ekzekutimi i shqiptarit në Belgjikë, banorët e zonës: Pamë autorin duke ikur me armë në dorë

Njihej si ‘anglezi’, ekzekutimi i shqiptarit në Belgjikë, banorët e zonës: Pamë autorin duke ikur me armë në dorë

12:27, 24/01/2022
A+ Aa A-

Banorët e zonës së Aarstelaar, në provincën e Antëerpit e kujtojnë të tronditur ekzekutimin e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Muça në rrugë. “Pashë autorin duke ikur me armë në dorë”, ka deklaruar një banor për mediat belge.

Shqiptari me pasaportë britanike, u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në qendër të Aartselaar, disa dhjetëra metra larg postës së policisë, me disa të shtëna në kokë teksa po përpiqej të shkonte në banesën e tij. ‘Anglezi’, siç e quanin disa banorë të zonës, vdiq në vend. Të paktën dy të dyshuar hapën zjarr para banesës së tij.

“Pashë një nga autorët duke ikur në makinën e arratisjes. Ai kishte një armë të madhe në duar”, thotë fqinji Ivan Ëillems, i cili e pa viktimën të shtrirë në tokë.

Banorët vendas dëgjuan disa goditje dhe më pas një makinë u largua me shpejtësi. Muça njihej si krahu i djathtë i Florenc Çapjas.
“Ishte tamam si në filma, ai shkoi drejt tij dhe e qëlloi”- tha një fqinj për gazetën van Antëerpen.

Sipas një dëshmitari tjetër, vrasësi qëlloi pesë ose gjashtë të shtëna me shpejtësi, dhe më pas u largua me një makinë me ngjyrë të errët me targa të verdha holandeze ose të Luksemburgut. Dëshmitari tha se ai doli me shpejtësi nga banesa dhe e gjeti viktimën të mbuluar me gjak në pamundësi për ta shpëtuar.

Dëshmitari deklaroi se arma e vrasjes mund të ketë qenë një automatik, pasi të shtënat qenë shumë të shpejta.
“Dukej si një armë paintball, vetëm se kjo ishte e vërtetë”- tha ai për GVA.

Fillimisht Policia belge nxori informacionin se ishte ekzekutuar një shtetas britanik, duke iu referuar dokumenteve që mbante me vetë i ekzekutuari, ndërkohë që më vonë Policia vendase mësoi së bëhet fjalë për shtetasin shqiptar me emrin Bledar Muça.

Shqiptari kishte precedentë kriminalë në vendin e tyre, ndërkohë që gjendej mes Anglisë, Holandës dhe Belgjikës që në muajin maj të vitit të kaluar.
Emri i tij përmendej edhe në dy dosje vrasjesh në qytetin e Elbasanit, por ato nuk u vërtetuan asnjëherë. Në vitin 2020 ai u arrestua në vendin e tij për plagosjen e rëndë të një personi.

Pas atij arrestimi, Muça kishte marrë nënshtetësinë britanike dhe ishte zhvendosur në Belgjikë. Kjo shpjegon edhe pse banorët vendas thonë se ai ka jetuar në apartamentin në Baron Van Ertbornstraat vetëm për një vit. Mënyra se si u ekzekutua viktima është shumë e ngjashme me atentatin për vrasjen e Muçës në vitin 2016, shkruajnë mediat belge.

“Kemi kërkuar një gjykatës hetues për vrasjen”, tha Kristof Aerts nga prokurori publik i Antëerp. “Në këtë fazë të hetimit, duket si një larje hesapesh”, deklaroi ai.
Policia Gjyqësore Federale e Antëerpit do të kryejë hetimet e mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco