Autori dhe i dëmtuari heshtin para policisë, shkak dyshohen konflikte të nisura në Angli

Autori dhe i dëmtuari heshtin para policisë, shkak dyshohen konflikte të nisura në Angli

09:56, 07/11/2021
A+ Aa A-

Zbulohen të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e ish-Bllokut.

Pas një sherri mes një grupi të rinjsh i plagosur mbeti 32-vjeçari Ilir Shkurti, ndërsa u prangos nga policia Kridenc Mucollari, 38 vjeç.

“Neës 24” raporton se pikënisja e sherrit mes të rinjve është e vjetër, që kurse ata kanë jetuar në Angli dhe dyshohet se lidhet me aktivitete të paligjshme. Duket se këto konflikte kishin çuar ata që të përballeshin për t’u sqaruar.

Këta dy persona nuk kanë pranuar që të japin deklarim për policinë në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ që u sekuestrua mbrëmë nga policia. Shoferi është identifikuar, por ende nuk është kapur. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fale reagimit të menjehershëm të shërbimeve të Policisë në kohë rekord u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të plagosjes me armë të një shtetasi si dhe bllokimi i mjetit me të cilin autorët u larguan nga vendi I ngjarjes.

Rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Shallvaret” në afërsi të një bar-kafeje, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Sh, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit K. M, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco