Vranë me armë shpendin e egër, e pësojnë 3 persona në Kukës

Vranë me armë shpendin e egër, e pësojnë 3 persona në Kukës

09:53, 07/11/2021
A+ Aa A-

3 persona janë proceduar në gjendje të lirë nga policia e Kukësit, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

Sekuestrohen 3 armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e gjuetisë së paligjshme, kanë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, konkretisht:

E.Q., banues në Lushnje, B. T., dhe A. B., banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Stanet e Zyberajve”, në fshatin Brekije, kanë vrarë shpend të egër, të cilët i përkasin specieve të mbrojtura të faunës së egër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh .

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco