Dy persona të zhdukur në Fier e Lushnjë, ja çfarë thotë policia

Dy persona të zhdukur në Fier e Lushnjë, ja çfarë thotë policia

09:46, 07/11/2021
A+ Aa A-

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Lushnjes dhe Fierit, për shkak se janë larguar nga banesa e tyre, në rrethana ende të panjohura.

Bëhet fjalë për një 57-vjeçar në Lushnje, i cili vuan nga sëmundja e depresionit, dhe për një 29-vjeçar në Fier, denoncimi për të cilët është bërë nga vëllai dhe nëna.

Lushnjë/Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit I. N., 57 vjeç, banues në fshatin Çiflik i Ri, Lushnjë, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim vëllai i tij se 57-vjeçari (i cili vuan nga sëmundja e depresionit) është larguar nga banesa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit J. H., 29 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim nëna e tij se djali është larguar nga banesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco