Plantacion kanabisi ngjitur me shkollën, dënohen 4 shqiptarët

Plantacion kanabisi ngjitur me shkollën, dënohen 4 shqiptarët

19:04, 04/11/2021
A+ Aa A-

Katër shqiptarë u dënuan me 30 muaj burg në Belgjikë pasi kishin ngritur një plantacion kanabisi ngjitur me një shkollë.

Plantacioni u zbulua në fund të vitit të shkuar, pas një kontrolli policor. Blutë kishin marrë informacion nga banorët e zonës se në një shtëpi mund të kultivohej kanabis, pasi vinte era.

Policia gjeti plot 541 bimë të rritura kanabisi. Përveç kësaj, energjia elektrike vidhej për të mundësuar rritjen e drogës.

Në plantacion policia gjeti një person, të quajtur Shefki S. Po ashtu u gjetën edhe gjurmët e djalit të tij, Renato S. Ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe nuk është arrestuar ende.

Policia arrestoi edhe Barije A, pronaren e banesës dhe një punonjës tjetër të plantacionit, të quajtur Ruzhdi H.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco