‘Shpërndanin 20 ton kokainë në muaj’/ Rrjeti kolumbian ‘Clan del Golfo’ shtrihet edhe në Shqipëri

‘Shpërndanin 20 ton kokainë në muaj’/ Rrjeti kolumbian ‘Clan del Golfo’ shtrihet edhe në Shqipëri

18:43, 04/11/2021
A+ Aa A-

Pas kapjes së liderit të grupit në fund të muajit të kaluar, autoritetet kolumbiane janë të përqendruara në shkatërrimin e bandës "Clan del Golfo", rrjeti kriminal i së cilës shtrihet në 28 vende anembanë botës.

Autoritet policore njoftuan se Dairo Antonio Usuga, i njohur ndryshe si "Otoniel", ishte bosi i drogës më i kërkuar në vend derisa u arrestua në rajonin verior të xhunglës Uraba.

Presidenti Ivan Duque tha se ishte goditja më e rëndë ndaj trafikut të drogës.

Ish-organizata e Usugës ka aleanca me pesë kartele ndërkombëtare dhe grupe mafioze për të shpërndarë 20 ton kokainë në muaj, u tha gazetarëve gjenerali Jorge Luis Vargas, drejtori i policisë kombëtare.

"Pesë kartele mafioze dhe ndërkombëtare janë drejtuesit me të cilët trafikon "Clan del Golfo": Jalisco Nueva Generacion dhe Sinaloa në Meksikë, mafia Calabresa dhe Siciliana në Itali dhe rrjetet ballkanike," tha Vargas.

Usuga po pastronte paratë e Klanit me njerëz të biznesit me origjinë libaneze, arabe dhe izraelite, tha Vargas, pa dhënë detaje.

"Ne kemi identifikuar 28 vende ku kokaina dërgohet nga grupi", tha Vargas.

Krahas rrugëve të rregullta drejt Shteteve të Bashkuara përmes Amerikës Qendrore, Klani dërgon lëndën narkotike në Belgjikë, Spanjë, Holandë, Gjermani, Francë, Irlandë, Britani, Itali, Shqipëri dhe Ukrainë.

Grupi ka lidhje deri në Iran, Kinë, Australi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Vargas.

"Nuk është e zakonshme që një organizatë, dhe veçanërisht një kolumbiane, të trafikojë në ato vende."

Qeveria ka thënë se ekstradimi i Otoniel në Shtetet e Bashkuara për akuzat e trafikut të drogës është një përparësi, por Vargas nuk dha një datë për procedurën.

"Analistët thonë se arrestimi i Usuga-s mund ta ndajë klanin në grupe të vogla, të shkaktojë një luftë të brendshme ose të çojë grupe si rebelët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që të tentojnë të marrin kontrollin, por nuk ka gjasa të ndikojë në dërgesat e drogës", raporton Reuters.

***

Grupi kriminal “Clan de Golfo” ka lidhje dhe me “mbretin” shqiptar të drogës në Kolumbi të arrestuar në muajin korrik të këtij viti, Agim Çerma. Këtij të fundit iu kap dhe iu sekuestrua një sasi kokaine që kapte vlerën e 17 mln eurove. Ai drejtonte një rrjet të strukturuar të trafikut të drogës të cilën e sh

pëndante në vendet europiane, kryesisht në Bullgari.

Misioni i tij ishte të merrte kokainë për ta dërguar atë veçanërisht në Sofje të Bullgarisë. Po kështu, ai kishte nën komandën e tij një kolumbian me pseudonimin “Cardona”, i cili punonte si mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror në Cali.

Agim Çerma, i njohur ndryshe si “Jimmy”, i cili u arrestua me 28 korrik nga DEA amerikane. Ai rezulton i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm për një vrasje të regjistruar në vitin 1997 në Elbasan. 

Në atë kohë ai u arrestua së bashku me vëllain e tij, Gazmend Çerma, pasi akuzohej për vrasjen e Gëzim Liçit dhe plagosjen e efektivëve të policisë. Në vitin 1998, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan dënoi me burgim të përjetshëm Agim Çermanin për vrasje me paramendim dhe vëllain e tij, Gazmendin, me 11 vite burg.

Ky i fundit e ankimoi këtë vendim në Apelin e Durrësit, kërkesë e cila u rrëzua. Në denoncimin e tij, Gazmend Çerma ia kalonte përgjegjësinë vëllait të tij, Agimit, me arsyetimin se ai nuk e dinte që vëllai i tij kishte armë me vete dhe se ai do të kryente vrasjen.

Agim Çerma apeloi edhe në Apelin e Durrësit vendimin me burgim të përjetshëm nga Gjykatat e Elbasanit. Kjo kërkesë është rrëzuar nga Apeli i Durrësit dhe Gjykata e Lartë. Ndërsa Gjykata Kushtetuese kaloi për rigjykim Shkallën e Parë në Elbasan.

Gjykata e Elbasanit e kaloi çështjen në Gjykatën e Lezhës, pasi Agim Çerma vuante dënimin në burgun e Shënkollit.

Në vitin 2012, Gjykatat e Lezhës liruan me kusht Agim Çermën në rrethana ende të paqarta dhe lirimi i tij mban firmën e gjyqtares Parashqevi Ademi.

Ky i fundit, në vitin 2015, u arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre dhe ish-Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 4 vite burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco