VIDEO-SYRI TV/ Vdes nga Covid vajza 3-vjeçare nga Berati, dy të mitur të tjerë rëndë

VIDEO-SYRI TV/ Vdes nga Covid vajza 3-vjeçare nga Berati, dy të mitur të tjerë rëndë

14:28, 04/11/2021
A+ Aa A-

Një vajzë 3-vjeçare nga Berati humbi jetën për shkak të covid-19. E mitura kishte disa ditë që ishte infektuar me koronavirus, por pas ndihmës mjekësore që iu dha në pediatrinë e Beratit e mitura u dërgua në Spitalin Infektiv në Tiranë ku gjeti vdekjen. Vajzës do t`i bëhet autopsia për të përcaktuar shkaqet e vërteta të vdekjes, ndërkohë që dy të mitur të tjerë nga Berati janë në gjendje të rëndë në Tiranë për shkak të Covid-19.

Nga SYRI TV

Vdekja e fëmijës 3-vjeçare një ditë më parë në Spitalin Covid në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Pas qëndrimit disa ditor në intubim, 3-vjeçarja nga Berati gjeti vdekjen mëngjesin e djeshëm në Tiranë dhe trupi i saj i pajetë u transportua drejt qytetit të lindjes. Burime të brendshme të Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, bëjnë me dije se, 3-vjeçarja kishte mbërritur në këtë repart me temperaturë të lartë rreth orës 11:00 të ditës së diel.

Ajo është trajtuar nga mjeku pediatër Vanion Çinari me serume dhe antipiretikë, ka kryer analizat e gjakut si dhe i është nënshtruar edhe tamponit, që ka rezultuar ‘pozitiv’. Meqenëse  ka rezultuar e prekur me Covid-19 dhe gjendja e saj nuk ishte e rënduar, mjeku e ka shtruar të miturën në Repartin e Infektivit të Pediatrisë.

Vetëm disa orë më vonë, e mitura është rënduar në mënyrë të menjëhershme, duke shfaqur komplikacione në rrugët e frymëmarrjes. Sipas mjekëve të pediatrisë, mendohet se fëmija ka pësuar ‘komplikacion vaskular’. Mjekët kanë konfirmuar se, në vetëm pak orë 3-vjeçarja ka pësuar precipitim të gjendjes shëndetësore,të tipit ‘aksident vaskular’.

Për këtë arsye mjekët e kanë transportuar të miturën me autoambulancë dhe të shoqëruar nga mjeku pediatër Çinari drejt Spitalit Covid në Tiranë, ku edhe gjeti vdekjen. Mësohet se të miturës i është kryer në Tiranë edhe autopsia mjeko-ligjore, për të përcaktuar edhe shkaqet e vërteta të vdekjes.

Të njëjtat burime brenda Repartit të Pediatrisë Berat konfirmojnë se,v etëm ditën e sotme kanë rezultuar ‘pozitiv’ me Covid-19 edhe 2 fëmijë të tjerë, të moshave 2 dhe 3 vjeç e gjysmë, të cilët janë transportuar drejt Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco