Përdhunoi mbesën për 4 vite, policia e mori me forcë, zbardhet dëshmia e të arrestuarit

Përdhunoi mbesën për 4 vite, policia e mori me forcë, zbardhet dëshmia e të arrestuarit

13:52, 04/11/2021
A+ Aa A-

Zbulohet dëshmia e Kabil Hundës para oficereve te Policisë Gjyqësore në Gjirokastër.

Mësohet se 54-vjeçari është marrë me forcë mbrëmjen e djeshme në ambientet e Policisë se Gjirokastrës pasi kërkonte të mësonte se për çfarë do të shoqërohej.

Ai është marrë në pyetje në orën 23:30 te mbrëmjes së djeshme nën një situatë të rënduar të shëndetit mendor.

Kur i është komunikuar ngjarja e ndodhur, ai ka filluar të bërtasë dhe replikuar me oficerin e policisë gjyqësore ndonëse ishte prezent edhe një avokat i vendosur nga shteti.

Mësohet se 54-vjeçari ka mohuar te gjitha akuzat e ngritura të pretenduara për përdhunim sistematik nga 16-vjeçarja.

‘Nuk janë të vërteta akuzat, nuk dëshiroj të jap asnjë lloj shpjegimi për këtë ngjarje të montuar, por do të shprehem në një moment të dytë’-ka deklaruar Hunda.

Seanca e pyetjeve është karakterizuar me pauza disa minutëshe për shkak të gjendjes tepër të rënduar emocionale të 54-vjeçarit i cili në një moment i ka rënë murit me kokë.

Pas refuzimit të dhënies së shpjegimeve të tij, dosja hetimore nuk është dorëzuar ende në organin e akuzës pasi pritet të plotësohet me dy dëshmi të tjera.

Pritet që sot pasdreke ose nesër në mëngjes dosja t'i dorëzohet prokurorit të çështjes që ëshhtë i specializuar për rastet e dhunimit të fëmijëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 04/11/2021 14:14

Po te jete e vertete akuza ky person Duhet ekzekutuar.Nuk Duhet te kete meshire per perdhunuesit kushdo Qofshin aq me teper kur eshte familje

Shto koment

Denonco