VIDEO-SYRI TV/ Situatë alarmante në qytetin e Krujës nga helmimi i ujit, nisin hetimet

VIDEO-SYRI TV/ Situatë alarmante në qytetin e Krujës nga helmimi i ujit, nisin hetimet

15:18, 26/10/2021
A+ Aa A-

Prej tre ditësh qindra qytetarë të Krujës janë paraqitur në spital për të marrë shërbim mjekësor, pasi kanë shfaqur simptoma helmimi. Qytetarët janë shprehur për SYRI TV se u është dashur të kthehen disa herë në spital për shkak të komplikacioneve. Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetit Publik po kryen analizat e ujit të pijshëm, pasi dyshohet të jetë shkak i helmimit të qytetarëve.

Nga SYRI TV

Prej tre ditësh, qindra qytetarë të Krujës janë paraqitur në spitalin e këtij qyteti me simptoma helmimi. Numri total i pacientëve që kanë marrë shërbim mjekësor ka shkuar në 370 persona, të cilët kanë pasur komplikacione shëndetësore, si ato që shkaktohen nga helmimi.

Qytetarët e parë që shfaqën komplikacione shëndetësore, u paraqitën në spitalin e Krujës ditën e diel. Kanë qenë fillimisht rreth 150 qytetarë, të cilët u kuruan dhe më pas u larguan në banesat e tyre. Një ditë më pas, në spital kanë marrë shërbim mjekësor dhe 20 qytetar, ndërsa vetëm gjatë orëve të fundit numri i pacientëve me simptoma helmimi është rritur.

Në më pak se 24 orë, kanë qenë më shumë se 100 qytetarë të cilët janw paraqitur në spital për të marrë shërbim mjekësor, ndërsa 30 prej tyre vijojnë të jenë ende të shtruar.

Disa prej qytetarëve të pyetur nga syri televizion, treguan se u është dashur të rikthehen disa herë në spital për shkak të problemeve që kanë pasur. Ata tregojnë se dhe familjarë të tyre kanë të njëjtat simptoma dhe kanë kërkuar mjekim

Nga ana tjetër, mjekja infeksioniste e spitalit të Krujës, deklaron se situata nuk paraqitet e mirë. Ajo shprehet se ka qytetarë nga të gjitha lagjet e qytetit që kanë simptoma, ndërsa sipas saj uji mund të jetë shkaku i helmimit.

Uji i pijshëm dyshohet të jetë shkaku kryesor i helmimit të qytetarëve mund të jetë uji i pijshëm, që konsumohet nga qytetarët e Krujës. Grupet hetimore nga Drejtoria e Shëndetit Publik dhe Higjienës kanë marrë mostra të ujit, të cilat do të analizohen për të mësuar nëse shkaqet e vërteta të helmimit masiv të qytetarëve.

Dyshimet janë se tubacionet e ujit të pijshëm janë përzier me ato të ujërave të zeza, duke sjell edhe helmimin e qytetarëve. Aktualisht është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm nga depotet për qytetin e Krujës, ndërsa qytetarëve do t`u ofrohet ujë me autobote deri në daljen e analizave nga Instituti i Shëndetit Publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco