Sekuestrohen 7 kg kanabis në Shkodër, në pranga 2 persona Foto Ilustruese

Sekuestrohen 7 kg kanabis në Shkodër, në pranga 2 persona

11:57, 26/10/2021
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestuar në Shkodër, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Ata u kapën në territorin e fshatit Mnelë, në një kasolle të përshtatur për tharje dhe përpunim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në kasolle policia sekuestroi 7 kilogramë lëndë bimore kababis.

 Personat e arrestuar janë identifikuar si G. H., 26 vjeç, banues në Mnelë, Bashkia Vau i Dejes dhe D. Ç., 46 vjeçe, banuese në Mamurras.

Mësohet se arrestimi i 2 personave u bë në kuadër të operacionit policor të  koduar “Mnela”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco