EMRAT/ Makinat plot me klandestinë, 5 të arrestuar në Korçë dhe Pogradec

EMRAT/ Makinat plot me klandestinë, 5 të arrestuar në Korçë dhe Pogradec

09:54, 22/09/2021
A+ Aa A-

Pesë persona ranë në prangat e policisë në dy operacione në Korçë dhe Pogradec për transportimin e 10 emigrantëve të paligjshëm.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 10, Korçë, katër shtetasit Të arrestuar janë 5 shtetasit  Bioris Qosja; A. P. (i mitur), Endri Fortuzi dhe Geraldina Qerimi, duke transportuar me mjetet tip "Benz" dhe "Audi" 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu shërbimet e Policisë Rrugore, kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, pranë fshatit Psikupat, Pogradec, mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin Aleko Myrtollari, i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco