Nga Kamza në Krujë për të mbjellë hashash, arrestohet 28-vjeçari

Nga Kamza në Krujë për të mbjellë hashash, arrestohet 28-vjeçari

09:25, 22/09/2021
A+ Aa A-

Një 28-vjeçar, banues në Kamëz, është arrestuar nga policia e Krujës për shkak se akuzohet për kultivim kanabisi.

I arrestuari akuzohet se në fshatin Bruz Zall kishte kultivuar disa rrënjë kanabis.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Bruzi”.

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bruzi”. Gjatë këtij operacioni, shërbimet policore kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Bruz Zall.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin R. Sh., 28 vjeç, banues në Kamzë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco