Shënohet viktima e parë e koronavirusit në Shqipëri

Shënohet viktima e parë e koronavirusit në Shqipëri

12:44, 11/03/2020
A+ Aa A-

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Ajo është e moshuara që rezultoi rasti i parë në qytetin bregdetar të Durrësit, konfirmuar paraditen e djeshme.

Burime brenda spitalit thonë se 73-vjeçarja ka ndërruar jetë pak minuta më parë për shkak të komplikacioneve të rënda të shkaktuara nga koronavirusi.

Pas rëndimit të situatës mjekët vendosen ta nisin atë për në Tiranë, por gjendja është rënduar menjëherë duke i detyruar që ta zbresin nga autoambulanca.

Gruas i kanë dalë veshkat jashtë funksionit dhe gjendja shëndetësore ishte shumë kritike.

Kështu, gruaja 73 vjeçare me iniciale Xh.G është viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Aktualisht në vend janë konfirmuar pozitiv 12 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco